3.7 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Audio e Gërvallës ku implikon AKI-në për lajmin e rremë, Çitaku: Skandali më i rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet

- Advertisement -

“Skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet”, e ka quajtur anëtarja e kryesisë së PDK-së, Vlora Çitaku, rastin e deklaratave të drejtorit të RTK-së në takim me bordin.

Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Çitaku e quajti “të papranueshëm” përdorimin e shërbimit për inteligjencë si mashë për të luftuar mediat dhe mendimin ndryshe nga Qeveria.

Reagimi i plotë:

Nëse deklaratat e Drejtorit të RTK-së dhënë në takim me bordin janë të vërteta, atëherë kjo do të përbënte skandalin më të rrezikshëm që nga ekzistenca e jonë si shtet.

Përdorimi i shërbimit për intelegjencë nga ana e qeverisë, si mashë për të luftuar mediat dhe mendimin ndryshe është e paprecedan në demokraci, është e papranueshme në një shoqëri të lirë, është antikushtetuese.

AKI është institucion që është ndërtuar me shumë mund, me shumë sakrificë, dhe me shumë mbështetje nga aleatët tanë perendimor.

Po si duket qartë, qëllimi i kësaj kaste qeverisëse është t’i rrënojë institucionet, jo t’i fuqizojë ato.

AKI duhet të jetë në shërbim të Republikës, e jo të politikës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit