Pierre-Emerick Aubameyang mund të bëhet me klub të ri sot.
Sulmuesi gabonez do t’i bëjë valixhet gati dhe do të largohet nga Barcelona gjatë kësaj jave.
Chelsea dhe Barcelona do të jenë në kontakt edhe një herë sot në tentim për ta arritur marrëveshjen me ish-futbollistin e Borussia Dortmundit dhe të Milanit.
Kështu, eksperienca e sulmuesit afrikan në “Camp Nou” po merr fund shumë shpejt pas konkurrencës së fortë që ekziston në sulmin katalunas.
Krahas Aubameyangut, shumë shpejt nga “Blaugrana” do të largohet edhe sulmuesi tjetër, Memphis Depay, i cili do ta shkëpusë kontratën me Barçën dhe më pas do ta gjejë klubin e ri si lojtar i lirë.
Opsioni Juventus ka rënë në ujë për lojtarin, ndërsa së fundmi flitet për një interesim eventual të Manchester United për shërbimet e ish-sulmuesit të Lyonit, i cili po ashtu nuk arriti të linte gjurmë në “Camp Nou”.