Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang mesa duket i është gëzuar shkarkimit të Graham Potter dhe këtë e konfirmoi përmes një pëlqimi në “Instagram”.
Potter u shkarkua të dielën mbrëma pas vetëm gjashtë muajve në krye si pasojë e rezultateve të dobëta, me Chelsean që renditët në pozitën e 11-të në tabelë.
Gjatë kësaj kohe të shkurtër te “Blutë”, Potter “ngriu” Aubameyangun, i cili s’ka bërë paraqitje për Chelsean që nga shkurti.
Kështu, Aubameyang mesa duket është kënaqur me shkarkimin e teknikut anglez dhe këtë e konfirmoi duke pëlqyer postimin e fundit të Chelseas në “Instagram”.
Ish kapiteni i Arsenalit iu bashkua Chelseas nga Barcelona në verën e kaluar, por pritet të bëhet me skuadër të re në verë.
Ylli nga Gaboni kishte mundësinë të largohej në janar duke pasur ofertë nga Los Angeles FC, mirëpo e refuzoi pasi ëndërron të rikthehet te Barcelona.
Ndërkohë, Bruno Saltor do të jetë trajner i përkohshëm te Chelsea, të cilët rikthehen në “aksion” të martën mbrëma ndaj Liverpoolit.
Përndryshe, dëshira e madhe e Chelseas thuhet se është Julian Nagelsmann, i cili preferon të diskutojë verën e ardhshme pasi nuk dëshiron të rikthehet në stolin e ndonjë skuadre me 10 xhiro pa përfunduar kampionati.