Prokuroria e Bosnjë dhe Hercegovinës (BiH) ka lëshuar një urdhër për ndalimin për marrjen në pyetje të Presidentit të Republikës Srpska (RS) Milorad Dodik , kryeministrit të RS Radovan Vishkoviç dhe kryetarit të Asamblesë Kombëtare të RS Nenad Stevandiq.
Mediat në BIH kanë publikuar një foto të Dodikut duke festuar ditëlindjen në zyrën e tij me një tortë dhe një rreth të ngushtë bashkëpunëtorësh.
Zëdhënësi i SNSD-së dhe delegati në Dhomën e Popullit të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës, Ratko Kovaçeviq, ka shkruar se në zyrën e Presidentit të RS-së ka një “atmosferë sllave”.
Ndryshe, udhëheqësit e Republika Srpska akuzohen për “sulmim ndaj rendit kushtetues” të Bosnje dhe Hercegovinës.
Nëse urdhërarresti nuk jep rezultatin e dëshiruar, një urdhër-arresti ndërkombëtar i Interpolit do të lëshohet për liderin e Republikës Srpska.