-0.7 C
New York
Wednesday, December 31, 2025

Buy now

Atmosferë festive në sheshet e Prishtinës në prag të ndërrimit të moteve (Foto)

- Advertisement -

Në Prishtinë ka nisur kremtimi i Vitit të Ri 2026, ku qindra qytetarë janë mbledhur për të pritur ndërrimin e moteve nën organizimin e Komunës së Prishtinës.

Aktivitetet festive për qytetarët kanë filluar nga ora 18:30, ndërsa shumë prej tyre kanë zgjedhur kryeqytetin si destinacion për ta festuar Vitin e Ri, duke krijuar atmosferë festive në sheshet kryesore të qytetit.

Granisa Kastrati, e ardhur nga Gjermania, ka uruar që viti i ri të jetë më i mirë për të gjithë.

“Shpresoj që viti i ri 2026 të bëhet një vit shumë i mirë për të gjithë, me shëndet e lumturi, sidomos për shtetin. Shpresoj që askund në botë të mos ketë luftë. Ta kenë mundësinë që çdo kush të arrijë atë që ka qejf, t’u plotësohet çdo ëndërr”, tha ajo.

Ndërkohë, dy shoqe nga Ulqini, Sara dhe Elizabeta, kanë bërë të ditur se kanë zgjedhur ta festojnë Vitin e Ri në Kosovë për një përvojë të re në Prishtinë, së bashku me shoqërinë e tyre.

Ato thanë se po kalojnë bukur dhe uruan që viti 2026 të sjellë më shumë dashuri dhe mirësi për të gjithë qytetarët. /Ekonomia Online/

Të ngjashme

Të fundit