Spektakli i sotëm ‘Prime’ i Big Brother VIP Kosova, ka nisur me një super performancë të këngëtarit Labinot Tahiri – Labi.
Ndër plot këngë që ai i interpretoi pranë banorëve, ajo që e zhvendosi atmosferën në një nivel tjetër ishte padyshim perla “Mora fjalë” e Shkurte Fejzës kushtuar Komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.
Bashkë me Labin, këtë këngë emblematike e kanë kënduar që të gjithë banorët e tjerë – shijojeni të tërë ngjarjen duke ndjekur videon në klipin e mëposhtëm.