Memphis Depay shpërthen me dygolësh në sfidën që Atletico e Madridit e fitoi thellë 6-1 përballë Sevillas në “Wanda Metropolitano”. Ish-sulmues i Barcelonës dy gola brenda tri minutash në mesin e pjesës së parë (23’ dhe 26’), pas bashkëpunimit që pati me Griezmann dhe Llorentes.
Pak para se të mbyllej pjesa e parë, En Nesyri shkurtoi diferencën në 2-1.
Gjatë pjesës së dytë realizuan për “Los Colchoneros” edhe Griezman (53’) e Carrasco (69’), ndërsa Rakitic humbi një 11-metërsh, që, nëse do të realizohej, mund të ndizte disi lojën në minutat e mbetura.
Në të 76-tën Alvaro Morata shënoi golin e radhës në portën e Sevillas, që në minutat e fundit ishte totalisht e dorëzuar.
Në të 81-tën Gueye la fushën u ndëshkuar me karton të kuq, duke e lënë Sevillan në inferioritet numerik. Në shtesë Morata realizoi golin e gjashtë.
Me këtë sukses, Atletico ngjitet në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Sevilla mbetet me 25 pikë, pranë zonës së rënies.