0.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Atletico refuzoi 100 milionë euro për Joao Felix – Bayern tentoi transferimin e portugezit gjatë verës

- Advertisement -

Atletico Madrid kanë refuzuar një ofertë të majme për Joao Felix, gjatë merkatos së verës.

Ylli portugez, Felix ishte në listën e dëshirave të Bayern Munich, por ‘Rojiblancos’ s’u dorëzuan lehtë për të.

Siç raporton ‘Marca’, Bayern ofruan 100 milionë euro për Felix gjatë merkatos së verës, ofertë të cilën Atleti e refuzuan.

Kampionët e Bundesliga janë admirues të portugezit, përkundër faktit që lojtari po ngec të ketë paraqitjet më të mira të mundshme.

Felix kalonte tek Atletico në verën e 2019, për 126 milionë euro.

Diego Simeone ka prishur raportet me lojtarin së fundmi. Felix vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Madridi. 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit