3.5 C
New York
Friday, January 9, 2026

Buy now

Atletico – Real, dueli gjysmëfinal i Superkupës

- Advertisement -

Atletico Madridi dhe Real Madridi, janë dy skuadrat rivale që do ta kërkojnë një vend në finalen e Superkupës së Spanjës.

Gjysmëfinalja e dytë e turneut të Superkupës së Spanjës, do të luhet sot prej orës 20:00 në Jeddah të Arabisë Saudite apo më saktësisht në stadiumin “King Abdullah Sports City”.

Dueli mes rivalëve të përbetuar të qytetit të Madridit, do të garantojë spektakël në fushë pasi si Atletico ashtu edhe Reali synojnë kalimin në finale, ku i pret përballja me Barcelonën.

Reali do të jetë i hendikepuar pa sulmuesin kryesor Kylian Mbappe, i cili nuk ka udhëtuar me ekipin për shkak se nuk është rikuperuar nga lëndimi kurse Atletico nuk pritet të ketë mungesa.

Në gjysmëfinalen e parë, të luajtur të mërkurën mbrëma, Barcelona triumfoi 5:0 ndaj Athletic Bilbaos për t’u bërë finalisti i parë i Superkupës së Spanjës.

Ndeshja finale e Superkupës së Spanjës, do të luhet të dielën prej orës 20:00, po ashtu në Jeddah të Arabisë Saudite.

Të ngjashme

Të fundit