Atletico Madrid është mposhtur në xhiron e dytë të La Liga.
Skuadra e Diego Simeone ka pësuar në ‘Wanda Metropolitano’, në ndeshjen kundër Villarreal, me rezultatin 0:2.
Ndeshja mes dy skuadrave ishte goxha e balancuar, mirëpo më produktive ishte ‘Nëndetësja e Verdhë’.
Goli i parë në këtë takim u shënua në minutën e 73’, nga Pino.
Atletico Madrid mbeti me 10 lojtarë në mintuën e 90+4′, kur Molina u ndëshkua me të kuq, kurse katër minuta më vonë, Gerard Moreno shënoi për 0:2.
Villarreal me këtë fitore merr pikët e gjashta, me start perfekt, kurse Atletico mbetet në vetëm 3 pikë.