Atletico Madrid mund të humbasë dy nga lojtarët e tyre kryesorë përpara ndeshjes së dytë të 1/16 të Ligës së Kampionëve kundër rivalëve të qytetit Real Madrid të mërkurën (12 mars).
Bëhet fjalë për mesfushorin Rodrigo de Paul dhe mbrojtësin Clement Lenglet, të cilët u dëmtuan kundër Getafes gjatë fundjavës në humbjen 1-2.
Argjentinasi ka shqetësime në muskuj dhe për këtë arsye u zëvendësua në pjesën e parë të ndeshjes. Francezi nuk luajti as në ndeshje pasi pati një problem në ngrohjen para ndeshjes dhe u zëvendësua nga Robin Le Normand.
“Ata të dy kanë probleme të ndryshme, do të shohim nëse mund të luajnë të mërkurën”.
“Nëse jo, shpresoj që të paktën të jenë gati për ndeshjen e së dielës (kundër Barcelonës),” tha Diego Simeone për dy lojtarët.