Atletico e Madridit siguroi fitoren e radhës në La Liga kundër Real Sociedadit dhe ngjitet në vendin e katërt me 19 pikë.
Skuadra e Simeones iu imponua 2-1 skuadrës baske për suksesin e katërt radhazi në këtë kampionat dhe të 13-tin radhazi në shtëpi. “Los Conchoneros” shënuan të parët në minutën e 22-të me Samuel Linon, i asistuar me mjeshtëri nga Koke.
Skuadra baske ia doli të barazonte me Oyarzabal në minutën e 73-të, pas një topi të marrë nga Fernandez, për të ardhur më pas te goli i Antoine Greizmann, i shënuar në minutën e 89-të me 11-metërsh.