Atletico mposht Tottenhamin, i afrohet çerekfinales

- Advertisement -

Atletico Madridi po marshon drejt çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Skuadra spanjolle ka mposhtur Tottenhamin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales, të luajtur në Madrid.

Dueli i zhvilluar në stadiumin “Wanda Metropolitano”, të martën mbrëma, u mbyll me fitoren 5:2 të Atleticos.

Marcos Llorente shënoi që në minutën e gjashtë, ndërsa Antoine Griezmann realizoi për 2:0 në minutën e 14-të.

Në minutën e 15-të shënoi Julian Alvarez e në minutën e 22-të edhe Robin Le Normand, përpara se Pedro Porro ngushtoi rezultatin në 4:1 në minutën e 26-të.

Alvarez shënoi tjetër gol për Atleticon në minutën e 55-të, kurse Dominic Solanke vendosi rezultatin përfundimtar, 5:2, në minutën e 76-të.

Përballja e kthimit mes këtyre skuadrave, luhet javën tjetër në Angli.

Të ngjashme

Të fundit