Atletico Madridi ka shënuar fitoren e parë në edicionin e sivjetmë të La Ligës.
Lojtarët e Diego Simeones e humbën takimin e parë dhe barazuan në dy të tjerët.
Mirëpo, ata triumfuan sonte në “Wanda Metropolitano”, me rezultat 2:0.
Pablo Barrios realizoi golin e parë për ta në minutën e nëntë pas asistimit nga Julian Alvarez.
I dyti gol erdhi nga i sapoardhuri prej Juventusit, Nico Gonzales, në minutën e 52-të.