Atletico Madridi ka arritur të mposhtë Gironën në takimin e vlefshëm për xhiron e 17-të në La Liga.
Skuadra e Cholo Simeones arriti ta zhbllokonte ndeshjen në minutën e 13-të me një super gol të kapitenit Koke.
Në minutën e 38-të mesfushori anglez Conor Gallagher realizoi për 0-2. Krejt në fund të duelit golin e rezultayi final e shënoi sulmuesi francez Antoine Griezmann.
Atletico me këtë fitore ka 37 pikë në vendin e tretë, kurse Girona ndodhet në zonën e rrezikshme në pozitën e 18-të me 15 pikë






