16 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Atletico Madrid hap sondazh me këngën e Ledri Vulës

Njëri nga ekipet më të vjetra spanjolle, Atletico Madrid, është tejet aktiv në rrjetin social “TikTok”.

- Advertisement -

Përmbajtje me pyetje, pjesë nga stërvitjet dhe shumë momente gazmore të futbollistëve postohen me bazë ditore në llogarinë zyrtare të ekipit.

Pyetja e radhës që iu drejtua ndjekësve të faqes së ekipit ishte për të gjetur se cili lojtar është në fotografi nga stërvitja e ditës.

Diçka që mori shumë vëmendje në këtë postim ishte pikërisht kënga që e shoqëronte sondazhin, e cila është këngë e interpretuar nga artistë shqiptarë.

Bëhet fjalë për këngën “Beautiful”, të cilën e këndon Ledri Vula në bashkëpunim me Flori Mumajesi.

Ndërsa, lojtari në sondazh është mesfushori Rodrigo De Paul. /Telegrafi/

Sondazhin nga Atletico Madrid mund ta gjeni këtu

Të ngjashme

Të fundit