Atletico Madrid e ka rikthyer fitoren në minutat e fundit të ndeshjes kundër Valencias. Djemtë e Diego Simeones kanë shënuar fitore 3-2. Ata ishin duke humbur deri në minutën e 90-të të ndeshjes. Cunha (64), Correa (90+1) dhe Hermoso (90+3) shënuan për Atleticon kurse për Valencian shënuan Musah (25) dhe Duro (44)
Atletico ka arritur që ta bëjë rikthimin e vitit duke shënuar fitore në minutat shtesë të ndeshjes kundër Valencias dhe duke mbajtur tri pikë në Wanda Metropolitano.

Ishte minuta e 25-të ku me anë të një kundërsulmit të shpejt Valencia do të kalonte në epërsi.
Ishte i riu Yunus Musah që shënoi pasi mori një pasim perfekt nga Guedes për të kaluar në epërsi mysafirët.

Valencia do ta ruante ritmin dhe do të shënonte edhe golin e dytë në minutën e 44-të të ndeshjes.
Kësaj radhe ishte Toni Lato që bëri një pasim maestral për Hugo Duro e ku ky i fundit shënoi për ta dyfishuar epërsinë në 0-2 para pushimit të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, Atletico bëri kërcënimin e parë në minutën e 56-të me anë të Luis Suarez, i cili mori një pasim të mirë në zonë, por portieri ndali sulmin e tij.

Atletico do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 64-të. Kësaj radhe ishte Matheus Cunha që arriti të shënojë gol pas një rikthimi të topit pas një rivënie nga këndi, për ta ngushtuar kështu epërsinë në 1-2.
Suarez kërcënoi për të barazuar rezultatin në minutën e 70-të. Ai pasi mori një top në zonë, goditi më të parën por topi kaloi mbi portë.

Angel Correa do të bënte kërcënimin e dytë për të barazuar në minutën e 80-të, por goditja e tij kaloi shumë afër shtyllës së djathtë të portës.
Goli i barazimit do të vinte në minutën e parë shtesë të pesës së parë. Luis Suarez pranoi një pasim të mirë, ai goditi por portieri bëri një pritje të mahnitshme. Topi i pritur shkon të Correa, i cili do të shënonte golin e barazimit.
Dy minuta më vonë, Atletico do ta bënte mrekullinë.
Matheus Cunha, shumë i disponuar për lojë sonte, lanson një pasim për Hermoson i cili shënon shënon golin e tretë dhe të fitores për Atletico Madridin sonte.
Kjo është një fitore e rëndësishme për kampionin e Spanjës pasi që ata ngritën në pozitën e 4-të me 36 pikë, por janë shumë poshtë Real Madridit që ka 49 pikë në vendin e parë, pra plot 13 pikë para tyre.
Valencia është në vendin e 9 me 29 pikë. /Express/