Administrata Tatimore e Kosovës, ka njoftuar se në vazhdimësi do të përqendrohen për t’i verifikuar mallrat pa origjinë.
Njëherit, kanë bërë të ditur se secili nga tatimpaguesit duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit, qoftë nga importimi, blerja, shkëmbimi apo edhe mënyra të tjera.
ATK verifikon mallrat pa origjinë. Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, kërkohet dokumentimi i origjinës së mallit. Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi do të përqendrohen pikërisht te tatimpaguesit, të cilët posedojnë mallra pa origjinë. Secili tatimpagues duhet të ofrojë dokumentacionin mbështetës, i cili arsyeton prejardhjen e mallit si në vendndodhjen, apo vendndodhjet e tatimpaguesit, ashtu edhe për mallrat në qarkullim jashtë vendndodhjes së tatimpaguesit. Po ashtu, secili tatimpagues duhet të dokumentojë të gjitha mallrat nga koha e pranimit (qoftë përmes importimit, blerjes, shkëmbimit apo mënyrave tjera) deri sa ato të jenë shitur apo ndryshe të jenë sistemuar, përfshirë dokumentacionin e shitjes apo sistemim tjetër”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.