Erden Atiq kryetar i Mitrovicës së Veriut nga Lëvizja Vetëvendosje, njofton se sot i është drejtuar KOSTT dhe ZRRE me kërkesë për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës.
Gjithashtu, Atiq shkruan se ka kërkuar që të marrë informacione për borxhin që duhet paguar për rrymën e papaguar nga komuna që ai drejton.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë,
sot ju drejtova KOSTT dhe ZRRE me kërkesën për të na kyçur dhe filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të Komunës sonë.
Gjithashtu kërkova që të na njoftojnë mbi borxhin që i duhet paguar institucioneve të Republikës së Kosovës për rrymën e papaguar nga komuna që drejtoj.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=129535683473376&id=100092508354550&mibextid=Nif5oz