25.9 C
New York
Tuesday, October 7, 2025

Buy now

Atentati në Kumanovë, publikohen pamjet kur qëllohet zyrtari i BDI-së (VIDEO +16)

- Advertisement -

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kumanovë.

Atje është qëlluar me armë zjarri, zyrtari i BDI-së Zekirija Shaini, i cili është bartës i listës së koalicionit AKI në Likovë.

Shaini mbeti i plagosur në këmbë dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetë, transmeton Klankosova.tv.

TV 21 në Maqedoninë e Veriut, i ka publikuar momentet kur zyrtari i BDI-së u qëllua.

Aty shihet se si një person i maskuar, i cili i afrohet me armë në dorë veturës me të cilin lëvizte Zekirija Shaini, dhe ka qëlluar në drejtim të tij.

Aktualisht, policia po punon në kapjen e të dyshuarve dhe në zbardhjen e rastit.

 

Të ngjashme

Të fundit