16.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

Atentati ndaj Trump, Rama: Kjo është një tragjedi për botën demokratike

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me atentatin e Donald Trump.

Rama shprehet se është shqetësuese që të dëshmosh që një kandidat për president të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh që një pjesëmarrës ka vdekur dhe të tjerë të plagosur.

“Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij”, shkruan Rama.

Ai thotë që shpresojmë që kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit