5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Atentatet në vend, Rama: Numri i vrasjeve në Shqipëri më i ulëti në histori

- Advertisement -

Kryeministri Edi Rama është pyetur në lidhje me kriminalitetin në vendin tonë, duke iu referuara edhe rastit të fundit në Shkodër ku human jetën 3 persona në një atentat.

Kreu i qeverisë tha statistikat e vrasjeve janë në shifrat më të ulëta që ka shënuat ndonjë herë, ndërsa vrasjet e të pafajshmëve në atentate i cilësoi tragjedi.

-Keni deklaruar më parë se në fund të fundit, të hanë kokat e njëri-tjetrit. Po hanë dhe kokat e njerëzve të pafajshëm, një numër personazhesh që kanë humbur jetën krejtësisht pa faj.

Edi Rama: Me krimin po ndodh që është më i zbrapsur se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi. Patjetër që janë tragjedi, por ne e kemi marrë detyrën me 110, 115 vrasje në vit. Dhe sot jemi në numrin më të ulët të vrasjeve që vjen duke u ulur progresivisht.

-Të qëllosh 300 metra rresh, të sharrosh…

Edi Rama: Nuk ka nevojë të ma shpjegosh se e pashë. Me krimin në Shqipëri po ndodh që është më i tkurrur se kurrë ndonjëherë. Është një betejë që vazhdon, por ajo që them unë si kryeministër është që ky vit është viti me numrin më të ulët të vrasjeve që kur unë kam marrë detyrën. Ndërkohë dikur ka pasur mesatarisht një vrasje në 3 ditë.

-Krimi po gëlon, do ju tregoj më pas edhe konkretisht

Edi Rama: Kjo historia e Sky ECC dhe Encro Chat i takon organeve ligjzbatuese ta hetojnë. Ata s’duhet të thonë asgjë, deri në momentin kur çfarë thotë njëri…Këto janë muhabete kot.

-Po flas për vrasje konkrete.

Edi Rama: Më thua të mos flas me statistika, po me çfarë të flas?! Sot ka numrin më të vogël të vrasjeve dhe jemi…Vrasjet kriminale janë akoma më pak, se llogaris dhe ato brenda familjes. Këto kriminalet janë dhe më pak se më përpara. Duke iu referuar këtyre të dhënave dhe qëndrimeve të të gjitha institucioneve partnere ndërkombëtare, sot jemi në pikë kthese të madhe me krimin e organizuar. Nuk është një betejë që ka mbaruar, vazhdon…

-Perceptimi është se bandat po kontrollojnë vendin…

Edi Rama: Nuk besoj që ka një perceptim të tillë public. Ne bëjmë anketime të përmuajshme. Policia e Shtetit vlerësohet nga qytetarët, sepse ata e ndërtojnë perceptimin…Bandat janë brenda perimetrit të tyre dhe brenda atij perimetri po goditen. Në këtë shtet ka organe që merren me atë punë dhe është Prokuroria e Posaçme që po bën goditje, por duhet edhe t’I provojë ato gjëra se aty ka shumë llum…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit