-2.1 C
New York
Sunday, January 5, 2025

Buy now

Atentat me kallashnikov në Berat, autorët në arrati

- Advertisement -

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me atentatin e dështuar ndaj dy personave në lagjen “Donika Kastrioti” të Beratit.

Antonio Merkaj dhe Apostol Dhëmbi ishin shënjestrat e sulmit, që ndodhi pranë një karburanti.

Nga një automjet tip “Ford” ngjyrë e zezë, u qëllua në drejtim të tyre me breshëri kallashnikovi.

Merkaj dhe Dhëmbi arritën të largohen drejt spitalit, ndërsa automjeti i atentatorëve i ndoqi duke qëlluar vazhdimisht.

Pavarësisht sulmit të ashpër, fatmirësisht, nuk pati të lënduar, as nga shënjestrat dhe as nga kalimtarët e rastit.

Autorët e dyshuar janë identifikuar si vëllezërit Fatjon dhe Marko Maloku, banues në lagjen “Donika Kastrioti”.

Konflikti mes dy grupeve dyshohet të ketë nisur në Greqi.

Policia po punon për kapjen e autorëve./A2CNN/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit