Raporti mes Andit dhe Atdheut u rikthye në fokus së fundmi. Kjo pas hyrjes së Xharavinës në Big Brother VIP Kosova.
Që në kontaktin e parë, ata u shfaqën shumë të ftohtë ndaj njëri-tjetrit.
I pyetur nga fansat, Atdheu ka treguar versionin e tij.
E tëra lidhet me Sarën, ish të dashurën e Atdheut. Ai ka thënë se i ka dhimbur që të nesërmen e ndarjes nga ajo, Andi është takuar me atë person.
“Kur më ka thënë Andi a ka mundësi ti shmangem dikujt, unë iu kam shmangur. E kam pasur vëlla”, ka deklaruar Atdheu.