Atdheu dhe Xhuli po vazhdojnë momentet e tyre me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e kaluar u pajtuan pas disa hidhërimeve që patën.
Kësaj radhe, Atdheu ka qenë ai që i ka shkuar Xhulit në shtrat duke e puthur e duke i thënë fjalë nga më romantike.
“A po e sheh se çfarë më ke bërë, më ka humbur truri. Faleminderit Zot që jetoj në të njëjtën epokë me Xhulin”, ka thënë ai pos tjerash.
Ndryshe, dyshja janë shumë të komentuar për lidhjen e tyre të krijuar shpejtë.