Atalanta ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores së madhe ndaj Milanit me rezultat 1:2.
Rafael Leao në minutën e 45-të kaloi milanistët në epërsi, dhe nuk vonoi shumë pasi që Teun Koopmeiners barazoi në 1:1, në minutën e dytë të lojës shtesë në pjesën e parë.
Holandezi e realizoi edhe golin e dytë personal dhe të fitores për Atalantën nga pika e bardhë në minutën e 59-të.
Klubi nga Bergamo do të ndeshet me Fiorentinën në gjysmëfinale të kësaj gare.