-0.4 C
New York
Monday, January 5, 2026

Buy now

Atalanta mposhti Romën dhe ish-trajnerin e dikurshëm të tyre

- Advertisement -

Gian Piero Gasperini pësoi disfatën e shtatë sezonale, dhe të parën nga ish-skuadra e tij Atalanta.

Edhe pse Roma ishte skuadër më e mirë në 30 minutat e para duke krijuar shumë raste, megjithatë nuk mjaftoi t’i shmanget disfatës, pasi Atalanta e mori kontrollin e lojës, dhe arriti fitoren e gjashtë këtë edicion. Rezultati final ishte 1-0, me golin që e shënoi Giorgio Scalvini, por duke shfrytëzuar daljen e gabuar të portierit Svilar.

Pak minuta më vonë gol shënoi edhe Gianluca Scamaca, por pas më shumë se 4 minuta, u anulua goli shkaku i pozicionit jashtë loje.

Në pjesën e dytë Roma tentoi të barazonte, mirëpo mbrojtja e vendasve ishte shumë stabile, andaj kryeqytetasit dolën me kokë të ulur nga Bergamo.

Me këtë fitore Atalanta shkoi në kuotën e 25 pikëve, kurse Roma mbeti në 33. Në ndeshjen e ardhshme Roma udhëton te Lecce, ndërsa Atalanta do të jetë mysafire e Bolognas.

Të ngjashme

Të fundit