13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Atalanta merr ofertë të papritur për kapitenin “kuqezi”

- Advertisement -

Le ta themi hapur kur vjen puna për të krahasuar futbollin e ligave të mëdha të Europës me atë të Lindjes së Mesme, me gjithë respektin për këtë të fundit dhe pikërisht këtë gjë mendojmë kur mësojmë se tek Atalanta ka ardhur një ofertë për kapitenin e Kombëtares tonë, Berat Gjimshiti.

Mediat kontinentale pohojnë kontaktin e klubit Al Rayyan nga Katari, që cilësohet si lëvizje eksploruese, por e vendosur nga ana e sheikëve të Gjirit Persik.

“Sky Sport” apo “Tuttomercatoëeb”, dhe media të tjera të njohura, theksojnë se klubi i Serie A po mendohet pasi ka marrë ofertën, por ende nuk e ka vendosur se çfarë do të bëjë, me drejtuesit “Bergamaskë” dhe trajnerin Gasperini që e vlerësojnë lart Gjimshitin, dhe mosha 31-vjeçare e tij e lejon që të luajë në nivele të larta në Itali dhe në Champions.

Jo më kot, ai është një nga mbrojtësit, dhe lojtarët më të mirë te skuadrës, që sezonin e kaluar ngriti lart si kapiten trofeun e Europa Leauge.

Mediat theksojnë se ndoshta për 15 milionë euro ky transferim edhe mund të realizohet, ndonëse nuk harrohet të shtohet se vendimtar do të jetë vullneti u vetë lojtarit.

Por, çfarë do të bëjë Gjimshiti?

“Ylli” i Kombëtares sonë është pjesë e Atalanta që në 2016, duke u huazuar vetëm për një sezon, e duke luajtur 240 ndeshje, me 8 gola të shënuar e 8 asistë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit