2.1 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Atalanta mbetet disa javë pa Gjimshitin

- Advertisement -

Mbrojtësi Berat Gjimshiti do t’i mungojë për disa javë skuadrës së Atalantas, që deri në fund të këtij viti do t’i luajë edhe dy xhiro në kuadër të kampionatit.

Mungesa e Gjimshitit është konfirmuar të mërkurën, pasi mbrojtësi i Shqipërisë iu nënshtrua kontrollimeve dhe analizave të detajuara.

Ai ka lënduar muskulin e këmbës në ndeshjen kundër Cagliarit në kuadër të xhiros së 15-t të kampionatit italian.

Atalanta e fitoi këtë përballje me shifrat 2:1, ndërsa Gjimshiti u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 55-të.

Mungesa e 32-vjeçarit do të ndihet tek Atalanta, duke pasur parasysh se Gjimshiti është njëri prej lojtarëve kryesor të ekipit nga Bergamo.

Te Atalanta po shpresojnë që Gjimshiti të jetë i gatshëm sa më shpejtë, të paktën prej fillimit të vitit 2026, pasi datën 3 janar do të jetë përballja me Romën.

Gjimshiti këtë sezon ka 21 paraqitje për Atalantan në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar edhe 1 gol.

Të ngjashme

Të fundit