14.5 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

“Ata s’kanë dhez për neve, pse na për ta”: Ndërhyn policia pas komentit gjatë ndezjes së qirinjve për viktimat në Beograd

- Advertisement -

Përderisa eventi i ‘Mirëdita, dobar dan” i mbajtur sot në Prishtinë nisi me 1 minutë heshtje për viktimat nga sulmi masiv në një shkollë në Beograd, në program ka qenë edhe ndezja e qirinjve para Teatrit Kombëtar.

Gazetari i Nacionales ka qenë prezent gjatë kohës së ndezjes së qirinjve, duke u bërë kështu edhe dëshmitar i ndërhyrjes së policisë, pas një reagimi që kishte ardhur nga një pjesëmarrës gjatë kohës kur ministri serb në qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ishte duke ndezur qirinjtë.

Gazetari raporton se qytetari ka thënë se: “Ata s’kanë dhez per neve, pse na për ta”, dhe pastaj policia ka ndërhyrë duke e larguar qytetarin nga turma, e duke i kërkuar të dhënat.

Më shumë detaje në VIDEON E PLOTË:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit