Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë një interviste për një medium serb, duke komentuar sulmet terroriste në veri të vendit nga një formacion prej rreth 30 pjesëmarrësish të përgatitur mirë, ka dhënë disa deklarata krejtësisht skandaloze në përpjekje për të justifikuar vrasjen e policit Afrim Bunjaku
“Janë vrarë këta njerëz. Duhet ta dinë njërëzit së sonte kam më shumë të dhëna se natën e parë që ka ndodhur, edhe se si është vrarë polici. Gjithsesi duhet mbajtur përgjegjësinë për këtë vrasje, por kjo nuk ka ndodhur me ndonjë plan. Nuk ka ardh dikush që ta vras. Ata kanë vendosur barrikada dhe jo kurthe. Bëhet fjalë për njerëz pas terrorit të Kurtit. “Ata nuk e kanë parë një pamje të përgjithshme. Në barrikada ka pasur mjete të vendosura shpërthyese që të ketë pra incidente.” – ka thënë ai.