18.6 C
New York
Saturday, September 28, 2024

Buy now

“Ata janë favorit”, Sylvinho për Spanjën: Kanë lojtarët më të mirë në botë

- Advertisement -

Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho u paraqit në konferencë për media para ndeshjes me Spanjën që zhvillohet nesër nga ora 21:00.

Sylvinho tha se Spanja është një nga favoritet për të fituar Euro 2024, shkruan Indeksonline

“Është një skuadër që ka shumë cilësi dhe lojtarë shumë të mirë. Trajneri e ka bërë një punë të mirë. E kanë një lojë të hapur, sulmojnë dhe një mbrojtje të fortë. I njoh shumë mirë lojtarët e tyre.

“Lojtarët e mi janë shumë të guximshëm. Vendi ynë është krenar për ne. Le të shkojmë në ndeshjen e fundit për të pasur sukses. Kemi cilësi dhe mund të bëjmë gjëra të bukura në 90 minuta.

Keni luajtur dhe jetuar në Spanjë:

“Po është e vërtetë, është emocionuese. Një pyetje interesante. E kam krijuar jetën në Barcelonë, kam qëndruar aty shumë vite dhe kam rritur fëmijët atje. Të luash ndaj Spanjës është fantastike. Spanja është një ekipi fantastik me një trajner të mirë. Jam i lumtur që unë e drejtoj skuadrën shqiptare. Kemi kaluar në një grup të vështirë. Tani jemi në grupin e vdekjes dhe do luajmë ndaj Spanjës. Do tentojmë që të luajmë një lojë të mirë kundër ekipit më të mirë me lojtarët më të mirë në botë.”

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit