25 C
New York
Friday, May 2, 2025

Buy now

Astrit Selmani largohet nga Dinamo dhe Rumania

- Advertisement -

Sulmuesi Astrit Selmani sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e futbollit rumun.

Ai përfundimisht do të largohet nga Dinamo Bukureshti, pasi synimi i tij është që të transferohet diku tjetër në Evropë.

Selmani, tashmë ka refuzuar ofertën e Dinamos për rinovimin e kontratës që i skadon në verë, por ka refuzuar edhe ofertat e skuadrave tjera të Superligës së Rumanisë që kishin shprehur interesim për transferimin e tij.

27-vjeçari iu bashkua Dinamo Bukureshtit në fillim të vitit të shkuar, ndërsa këtë sezon ka shënuar 13 gola dhe ka bërë 6 asistime në të gjitha garat.

Para se të transferohej në Rumani, Selmani ka bërë karrierë edhe në Izrael Suedi e Danimarkë, ndërsa me Kombëtaren e Kosovës ka 1 gol të shënuar në 5 paraqitje.

Të ngjashme

Të fundit