Aston Villa ka shënuar fitore prej 2-1 ndaj Manchester Unitedit në javën e 17-të të Premier Ligës.
Morgan Rogers ishte monumental me dy gola, në minutat 45’ dhe 57’, teksa të vetmin gol për Djajtë e Kuq e shënoi Matheus Cunha, 45+3’.
Villa tani ndodhen në pozitën e tretë me 36 pikë, vetëm tri më pak se lideri, Arsenali.






