Basketbollistja kosovare, Astera Tuhina është përfshirë në pesëshen më të mirë të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla.
Sapo ka përfunduar Kampionati Evropian për Shtete të Vogla në Qipro dhe një sukses të jashtëzakonshëm ka arritur basketbollistja e talentuar kosovare, Astera Tuhina, që ka hyrë në Top 5 të Evropianit.
Kosova arriti një fitore e tri humbje, ndërsa Qipro siguroi titullin me katër fitore.
Në Top 5 kanë hyrë edhe Stine Austgulen e Norvegjisë, Eleni Pilakouta dhe Veatriki Akathiotou të Qipros dhe Stephanie De Martino e Maltës. Eleni Pilakouta është zgjedhur MVP.
Astera kishte mesatare prej 11 pikëve për ndeshje, shtatë kërcimeve dhe 5.3 asistimeve.
Tuhina është 17-vjeçare dhe një nga shpresat e basketbollit të Kosovës.