1.8 C
New York
Saturday, February 8, 2025

Buy now

Associated Press: Kurti i pari, por pa shumicën që i duhet ta ndërtojë qeverinë

- Advertisement -

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që pritet të mbahen më nëntë shkurt, kanë zënë vend edhe në ballinat e mediave më të njohura ndërkombëtare. Në një artikull të publikuar, agjencia e lajmeve, Associated Press shkruan se ky do të jetë testi kyç per kryeministrin Albin Kurti.

Qysh në fillim të artikullit, agjencia e njohur e lajmeve shkruan se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit shihet si e para, por nuk pritet të fitojë shumicën e nevojshme për të qeverisur sërish e vetme, duke lënë mundësinë e hapur për dy kandidatët e tjerë, nëse ai nuk arrin të formojë kabinetin qeverisës.

“Më 9 shkurt votojmë për të ardhmen..Votojmë Vetëvendosjen!” – citohet tutje deklarata e famshme e Kurtit, transmeton Nacionale.

“AP” raporton se konkurrentët e tjerë janë Partia Demokratike e Kosovës, apo PDK, si dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, partia më e vjetër në vend.

Gjatë fushatës zgjedhore, partitë kanë bërë premtime për rritjen e pagave në sektorin publik si dhe të pensioneve, përmirësimin e sistemit arsimor dhe shërbimeve mjekësore, si dhe luftimin e varfërisë.

“Kemi plan për secilin qytet, secilen familje, secilin person” – ka thënë Bedri Hamza i PDK-së.

Lumir Abdixhiku i LDK-së në anën tjetër, ka premtuar: “Kemi alternativë për të garantuar një jetë më të mirë në Kosovë”.

Në anën tjetër, Kosova po përballet me pezullimin 90-ditor të mjeteve për disa projekte përmes USAID-it, agjencia amerikane që ka qenë kyçe në rritjen e shtetit. ShBA-të kanë investuar dy miliardë dollarë në Kosovë që nga viti 1999, duke përfshirë investime prej një miliard dollarë nga USAID.

Po ashtu, tutje thuhet se vota do të vendosë se kush do ta drejtojë Kosovën në bisedimet e ngecura për normalizim me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

“AP” përmend mosmarrëveshjet e Kurtit me fuqitë perëndimore, kjo për shkak të disa veprimve të Qeverisë në veri të vendit, transmeton Nacionale.

BE-ja ka suspenduar financimin e disa projekteve për gati dy vite tashmë. Po ashtu, Brukseli veçse ka vendosur kushtet për heqjen graduale të masave, të cilat ndërlidhen me hapat që Kosova duhet t’i ndërmarrë për deeskalimin e situatës në veri.

“Qeveria e re duhet të marrë hapa vendimtarë për ta rikthyer besueshmërinë dhe partneritetin me BE-në dhe Shtetet e Bashkuara, duke përfshirë përmbushjen e të gjitha detyrimeve që dalin nga dialogu me Serbinë” – ka thënë analisti Ilir Deda.

Sa i përket mundësisë së zgjedhjes të një qeverie të re, një zëdhënës i Komisionit Evropian i ka thënë agjencisë së lajmeve:

“BE pret që të punojë me Qeverinë e re të Kosovës për t’u përkushtuar në mënyrë konstruktive në dialogun e normalizimit me Serbinë. Kjo është qëndrore për integrimin e Kosovës dhe Serbisë”.

Në fund, theksohet se BE-ja dhe ShBA-të kanë kërkuar nga të dy palët të implementojnë marrëveshjet e arritura para dy viteve, duke përfshirë këtu formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

KFOR ka rritur prezencën në Kosovë për shkak të tensioneve gjatë viteve të kaluara, derisa e ka shtuar edhe më shumë përgjatë periudhës së zgjedhjeve.

Një ekip prej 100 vëzhguesve nga Bashkimi Evropian, 18 nga Këshilli i Evropës dhe nga të tjera organizata ndërkombëtare e lokale pritet ta monitorojnë procesin e votimit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit