Kim Kardashian aspiron që të bëhet avokate dhe ajo është parë “duke marrë detale në fletoren e saj ligjore” në gjykatë pasi familja e saj u padit për 100 milionë dollarë nga Blac Chyna.
Avokatja aspirante, Kim Kardashian thuhet se ka marrë “shënime në detale” në fletoren ligjore të gjykatës pas padisë kundër familjes së saj nga Blac Chyna për 100 milionë dollarë.
Ylli i “The Kardashians (41) u tha se ishte e zënë duke marrë shënime gjatë gjykimit në Gjykatën Supreme të Los Angeles të mërkurën.
Kim kaloi provimin “baby bar” (fillestar) – i cili njihet si provimi i parë për studentët e drejtësisë gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar.
Kim dhe familja e saj për momentin janë duke u përballë me padinë 100 milionë dollarë të bërë nga Blac Chyna, e cila e ka akuzuar këtë familje se kanë synuar shkatërrimin e karrierën e biznesit të modeleve.
Chyna ka përgatitur padi kundër: Kris Jenner (66), Kylie Jenner (24), Kim Kardashian (41) dhe Khloé Kardashian (37).
Kardashians dhe Jenners i kanë mohuar akuzat por përpjekja e tyre që çështja të trajtohet jashtë gjykatës ka dështuar.








