16.1 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Asociacionin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, e bën nervoz Vuçiqin, i reagon Hovenierit: Çfarëdo që i pëlqen gjyshes, atë ëndërronte ajo

- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hedhur poshtë qëndrimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, lidhur me formimin Asociacionit me Shumicë serbe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Çfarëdo që i pëlqen gjyshes, atë ëndërronte ajo”, e ka thënë Vuçiq këtë fjalë të urtë të vjetër serbe teksa e ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, në lidhje me formonin e Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nëse diçka është në përputhje me kushtetutën e Kosovë, dhe çfarë kemi negociuar për të në Bruksel dhe çfarë po negociojmë”, ka thënë Vuçiq.

“Kjo do të thotë se serbët mund ta themelojnë Asociacionin edhe sot, nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës”, ka thënë Vuçiqi teksa e ka cituar se Hovenierin i cili kishte thënë se “askush nuk mund t’ua ndalojë[serbëve Asociacionin]”, raporton N1.

Hovenier kishte deklaruar dje se është urgjente që vendet e BE-së të formojnë Asociacionin dhe se draft Statuti i AKSS-së është shqyrtuar nga BE-ja dhe SHBA-ja dhe është përgatitur në mënyrë që të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Hovenier u tha gazetarëve se SHBA-ja vazhdimisht thekson se Asociacionin duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës dhe se nuk duhet të kërkohen ndryshime kushtetuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit