11.8 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Asociacioni shkas i një dorëheqjeje të mundshme? Kurti s’përgjigjet direkt, kujton fjalët e Bidenit

- Advertisement -

Çështja e themelimit të Asociacionit e ka vënë në një presion të madh kryeministrin Kurti. Trysnia ndaj të parit të Qeverisë është intensifikuar sidomos muajt e fundit me deklaratat nga BE e SHBA, të cilët kërkojnë implementimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti, së fundmi në një intervistë për REL, është pyetur edhe mbi mundësinë që Asociacioni të bëhet arsye e dorëheqjes së tij nga pozita e kryeministrit.

Ai nuk është përgjigjur direkt në këtë pyetje, por se shton se një temë e tillë ka shumë pengesa, përveç tij.

“Nuk mendoj që Asociacioni është thjesht një projekt, i cili ka pengesë vetëm kryeministrin. E ka pengesë kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, popullin e Kosovës dhe unë nuk besoj që Kosova e ka nevojë urgjente një Asociacion të tillë”, tha ai.

Tutje, kryeministri shtoi se për Kosovën nuk është e pranueshme një marrëveshje e cila nuk e ka njohjen reciproke në qendër.

Për këtë, ai kujton edhe fjalët e presidentit amerikan, Joe Biden.

“Ata të cilët flasin ditë e natë për Asociacionin ndërkohë kur Serbia të thotë se s’të njeh asnjëherë, për besë i ndihmojnë asaj. Nuk është fer [e drejtë] ndaj popullit shumë të vuajtur të Kosovës. Nuk mund të nxirret qerrja para kalit. Njohja reciproke është në qendër. Presidenti [Joe] Biden ka thënë normalizim i marrëdhënieve me marrëveshje që e ka në qendër njohjen reciproke. Është gabim i madh në diskursin politik dhe publik të hiqet njohja reciproke prej qendrës e aty të vendoset Asociacioni, siç po duket që po ngjan. Unë nuk mund ta pranoj këtë. Presidenti Biden ka dhënë udhëzime të tjera dhe ne do të duhej që shtetin tonë, atdheun tonë, ta duam edhe më shumë se presidenti Biden, jo më pak se ai”, tha kryeministri Kurti.

Të ngjashme

Të fundit