35.1 C
New York
Thursday, July 31, 2025

Buy now

Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, e thotë kjo deputete e pushtetit

- Advertisement -

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka thënë se kanë katër dakordanca që Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

Ajo tha se kanë zotim nga aleatët dhe se procesi i Asociacionit do të vlerësohet nga ana e Gjykatës Kushtetuese .

“Ne kemi katër dakordanca, kemi opetin amerikan, letrën e Mogherinit, gjithashtu kemi edhe aleatët tanë si zotim të tyre që nuk do të ketë diçka që do të këtë fuqi ekzekutive, ose sfidon rendin ekzekutive në Kosovë , gjithashtu kemi edhe mendimin e Gjykatës Kushtetuese. Edhe në diskutimet e fundit e pamë që ka një element që i gjithë procesi do të vlerësohet dhe do të merret vendimi nga ana Gjykatës Kushtetuese. Ne dimë se në kuadër të strukturës së Gjykatës dhe Kushtetutës tonë faktikisht nuk ka mundësi që të këtë kompetenca ekzekutive jashtë asaj që kanë strukturat aktuale”, tha ajo në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ajo ka deklaruar se është tërësisht e papranueshme diçka që e sfidon rendin kushtetues.

“Mund të themi lirisht se është tërësisht e papranueshme diçka që e sfidon rendin kushtetues ose përfshinë kompetenca ekzekutive. Këtë e kemi thënë dhe na ka rithëne vazhdimisht edhe nga ana e aleatëve, sepse e gjithë kjo përfshirje e këtij kori diplomatike në këtë situatë aq sfiduese është që të kemi paqe dhe stabilitet dhe jo të krijojmë entitete që të nesërmen e rrezikojnë stabilitetin e një vendi”, ka thënë ajo.

Të ngjashme

Të fundit