10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Asociacioni menjëherë” – “Kurti nuk është Kosova” | Këto janë qëndrimet e fuqishme amerikane kundër Qeverisë së Kosovës

- Advertisement -
Gabriel Escobar, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor ishte dje dhe sot në Kosovë në përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

Diplomati i karrierës, njohësi i mirë i Ballkanit, sot ishte më i ashpër se kurrë me gjuhën e tij ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ndërmori vendime “krye në veti”, pa i pyetur fare aleatët në veri.

Ai tha sot se Kurti nuk është bashkëpunues dhe po e bllokon procesin. Sipas tij, SHBA-ja  dhe BE-ja janë shumë të befasuar me të dhe s’po arrijnë ta kuptojnë nga ku po i buron destruktiviteti  atij.

Escobar ishte shumë i prerë dhe i dha afat  veç dhe dy ditë Kurti, dhe më pas mund të ndryshojë gjithçka.

Diplomati amerikan tha po ashtu se Qeveria e Kosovës e ka statutin e Asociacionit, por po e mban të fshehur.

Ndonëse ai njihet si një prej diplomatëve më të ashpër, por kurrë ishte dëgjuar të paraqiste në publik kaq qëndrime të forta, shkruan Demokracia.com.

Por, pavarësisht ashpërsisë me Kurtin, Escobar u tregua shumë miqësor me qytetarët e Kosovës. Në këtë rast ai bëri një ndarje ndërmjet popullit të Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Ai tha se SHBA-ja qëndron me Kosovën, por jo me një kryeministër i cili nuk dëshiron të bashkëpunojë me SHBA-në.

“Dua t’u siguroj njerëzve të Kosovës që lidhja në mes të SHBA-ve dhe Amerikës është në mes të popullit të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo lidhje është e fortë dhe s’do të ndryshojë. Ne prapë do të jemi miqtë tuaj të fuqishëm, jemi të përkushtuar në pavarësinë dhe sovranitetin tuaj, sigurinë tuaj dhe prosperitetin ekonomik”.

Ai tha se shpreson që qytetarët ta kuptojnë në çfarë vështirësi është SHBA me Kurtin.

“Shpresoj se njerëzit e kuptojnë se çfarëdo vështirësisë që jemi duke pasur me kryeministrin aktual nuk e afektojnë atë raport dhe atë ndjenjë. Por kemi sfida në raportin bilateral sa i përket kryeministrit. “Do të jem i sinqertë, SHBA-të kanë qenë përkrahësi më i madh dhe më dhemb kur shoh se disa njerëz mendojnë që e dëmtojnë lidhjen tonë me Kosovën për përfitim të Serbisë. Dua t’ua kujtoj njerëzve se Serbia ishte kundër pavarësisë tuaj, ne shkuam përpara; ishte kundër fushatës për njohje, ne shkuam përpara; ishin kundër Këshillit të Evropës, ne shkuam përpara; ishin kund

Escobar  tha se ka mbetur i  habitur me insistimin e Qeverisë së Kosovës, që patjetër, të dërgojë kryetarët e sapozgjedhur në ndërtesat komunale nën asistimin e Policisë së Kosovës, ani pse komuniteti ndërkombëtar ka apeluar që një gjë e tillë të mos ndodh.

“Ne thjesht po thoshim mos ta ndiznim situatën, edhe ashtu delikate dhe ishte një insistim kundër të shkuarit me çdo lloj force për kryetarët në ndërtesa. Kam qenë në qeverinë e SHBA-ve prejse jam 19 vjeçar, kam parë në SHBA duke u lënë ndërtesat qeveritare për 100 arsye, madje edhe për shkak të protestave, por kurrë askush nuk e vë në pikëpyetje legjitimitetin dhe autoritetin e qeverisë amerikane. Pse këto ndërtesa, pse në këto kushte, pse pasi ua kërkuam koordinimin, pse pasi qëndruam pas tyre nuk u koordinuan, kjo do të thotë diçka për ne se si na shohin ne si partnerë, dhe kjo do ketë konsekuenca”., shtoi ai.

Paralajmërimi tjetër ishte se konsekuenca për Qeverinë e Kosovës,  nuk do të ketë domosdoshmërisht vetëm nga SHBA-të, “por nga tërë komuniteti transatlantik”.

“Pra, nuk jemi vetëm ne, nuk janë vetëm 27 shtetet e BE-së, dhe SHBA-ja e Mbretëria e Bashkuar. Ne i shohim gjërat njësoj, ne jemi mbështetës. Po vjen prej diku tjetër. Dhe, po, mund të ketë një ndikim afatgjatë”, theksoi ai.

Ai tha se shtensionimi i krizës në veri mund të bëhet përmes  propozimit të BE-së.

Amerikani ishte mjaft i qartë kur deklaroi se nëse Kosova ia kthen shpinën Marrëveshjes Bazë, s’do të ketë viza, financime e stabilitet.

“BE-ja ishte e qartë se nëse e pranoni këtë Marrëveshje atëherë hapi drejt BE-së është shumë më i shpejtë, nëse e refuzoni nuk ka Evropë. Nëse ia ktheni shpinën kësaj marrëveshje, ia ktheni shpinën Evropës, me të gjitha pasojat që vijnë me të. Me gjithë stabilitetin, me gjithë mungesën e financimit, mungesën e lëvizjes së lirë. Kjo pra është! Shpresoj që nuk do të arrijmë aty”, potencoi diplomati i karrierës. Nëse de-eskalimi i situatës në Veri nuk ndodh brenda dy ditëve sipas pikave të propozuara nga BE-ja e SHBA-të, Escobar tha se “kjo do të na jap sinjal që Kosova nuk është e interesuar të bashkëpunojë me ne, kjo do ishte fatkeqësi – në fakt jo Kosova, po kryeministri (na jep sinjal që nuk do të bashkëpunojë me ne)”, tha ai.

Ndër të tjera, Escobar foli edhe për  Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.  Sipas tij kjo është e “vetmja zgjidhje për Kosovën”.

Escobar u shpreh se  nga Kosova në këtë fazë po kërkohet propozimi i një draft-statutit për këtë Asociacionin, draft-statut të cilën, sipas tij, zyra e kryeministrit e ka përgatitur, “por që nuk po duan të tregojnë” duke shpërfaqur kështu terrin-informativ që po dëshiron të krijojë Qeveria për këtë çështje.

“Duhet menjëherë ta prezantojnë draftin. Tani. Menjëherë. Ata e kanë një draft, thjesht nuk duan ta tregojnë”.

Escobar po ashtu tha se asociacioni është mënyra për të zbutur kontrollet e Serbisë në veri dhe për ta vënë atë nën kontrollin e Kosovës.

“Nën kushtetutën e saj nën strukturën ligjore, Asociacion është një mundësi për të ecur përpara, nuk e kuptoj pse dikush do ta shohë ndryshe, sepse Asociacioni në fund të ditës, nuk është një koncesion i domosdoshëm ndaj Serbisë, është njohje e nevojës së komuniteteve pakicë”, shpjegoi ai.

Escobar  u është përgjigjur edhe zërave që pretendojnë se SHBA-jë ia bënë qejfin Serbisë.

“Nuk e kemi raportin e njëjtë me Serbinë, siç e kemi me Kosovën. Serbia nuk është kandidat për NATO. Ne presim që Kosova të bashkëpunojë. Ndihmat financiare që i japim për ju tregon se ne kemi tjetër raport. Kjo s’do të thotë që s’e mbajmë Serbinë përgjegjëse. Ua kemi bërë të qartë se ata duhet të bashkëpunojnë, se duhet të marrin pjesë në zgjedhje. ë ndërkohë, çka do që kemi bërë e ka ndihmuar Kosovën. Çdo pozicion i joni. Përnjëmend e gjej vetën të sfiduar të kuptoj se pse njerëzit po mund të mendokan se ne po ia bëjmë qefin Serbisë”, u shpreh ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit