19.5 C
New York
Sunday, May 25, 2025

Buy now

Asociacioni kusht për KiE nga Gjermania dhe Franca, Gërvalla: “Kërkesë e një numri shumë të vogël shtetesh”

- Advertisement -

Gjysma e vitit shkoi, “por viti është shumë i gjatë” tha deputetja (që ushtron edhe postin e kryediplomates në detyrë) Donika Gërvalla e përballur nga gazetari Eraldin Fazliu, se pse Kosova mbeti jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshiilit të Evropës, çka u mbyll dritarja edhe e sivjetme për anëtarësim. Kosova, tha ajo, i ka votat për anëtarësim, “por janë një numër shumë i vogël shtetesh” që kërkojnë rishikimin e draft-Statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese, duke nënkuptuar Gjermaninë dhe Francën, dy shtetet që në fakt ia mundësuan Kosovës të mund t’i trajtohej në rend të parë aplikimi dhe të arrijë deri në nivelin ku arriti,

Komiteti i Ministrave mbledhet vetëm njëherë në vit (takim ky që u konsumua pa Kosovën subjekt trajtimi) ndërsa mbledhjet tjera mbahen në nivel zëvendës/ministrash të shteteve anëtare – ku Kosova do ta kishte edhe më të pamundshme votimin, sepse në atë format vendimet merren me unanimitetit dhe jo me dy të tretat.

Gazetari Fazliu s’e la të kalojë kollaj Gërvallën në evitimet e saj se pse Kosova s’po arrin të hyjë as në Këshill të Evropës, çështje kjo e kushtëzuar me procedimit e draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe.

Gërvalla: “Por, Të gjithë partnerët tanë na kanë siguruar që në momentin e përshtatshëm për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare”.

Gazetari: Por, nëse jemi te por-ët, miqtë ndërkombëtar kanë kërkuar që Asociacioni duhet në mënyrë të lëvizet, ju a do të lëvizni.

Gërvalla: Por, një ditë para mbledhjes së majit patëm një deklaratë të qartë të shteteve anëtare të KiE-së në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës. Ishte i madh numri i tyre që tregon që nuk është çështje votash.

Gazetari: Pse nuk jemi në agjendë pra?

Gërvalla: Po ua lehtësuam shumë punën duke mos e pasur të konstituara institucionet tona, ua lehtësuam shumë punën.

Këtu Gërvalla provoi të bëjë një ndarje të pamundshme mes BE-së dhe KiE-së, kur votat më kanë kaluar nga Strasburgi në kryeqytet e vendeve anëtare të BE-së, përkatësisht te qeveritë – që e bën vendimarrje politike. Por, pa merak. Gërvalla ka përgjigje.

“Brukseli dhe Strasburgu janë dy instanca shumë të ndryshme dhe kanë kërkesa të ndryshme. (Asociacioni) është kërkesë e një numri shumë të vogël të shteteve anëtare. Në Gjermani kemi qeveri të re, prisni pak”, tha ajo.

Letra e Olaf Scholz, Emanuel Macron dhe Giorgia Meloni që kushtëzonte Kosovën për KiE me dërgimin e draft-Statutit të Asociacionit në KiE.

Të ngjashme

Të fundit