9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Asociacioni i Komunave rithekson nevojën për krijimin e Fondit Emergjent për Komunat

- Advertisement -

Asociacioni i Komunave të Republikës së Kosovës ka ritheksuar nevojën urgjente për krijimin e Fondit Emergjent për Komunat.

Drejtori ekzekutiv i këtij asociacioni, Sazan Ibrahimi, ka thënë për IndeksOnlinen se mungesa e fondit emergjent për komuna është problem serioz që del në pah, sidomos në ditët si këto të fundit, ku vendi po përballet me përmbytje.

Duke theksuar se një fond i tillë është kërkuar edhe vjet më parë, Ibrahimi liston domosdoshmëritë e këtij fondi, përfshirë reagimin e menjëhershëm, trajtimin e dëmeve, transparencën dhe mbi të gjitha, nevojën për të.

“Komunat janë institucionet e para në terren gjatë fatkeqësive natyrore (vërshime, rrëshqitje dheu, zjarre). Pa fond emergjent, reagimi vonohet, rrezikohen jetët e qytetarëve, rriten dëmet materiale”, deklaroi Ibrahimi.

Ai thotë se përmbytjet tashmë nuk janë raste të rralla, pasi ato po përsëriten çdo vit dhe nuk po ka planifikim financiar të përhershëm për to.

Një fond i tillë mund të funksionojë me kritere të përcaktuara qartë, procedura të shpejta, raportim publik për çdo shpenzim”, thotë Ibrahimi.

Drejtori i AKK-së deklaron se qeveria duhet të sigurojë instrument financiar të qëndrueshëm, pasi komunat nuk kanë kapacitete fiskale të mjaftueshme dhe se buxhetet e tyre tashmë janë të ngarkuara.

“Krijimi i Fondit Emergjent për Komunat nuk është luks, por domosdoshmëri urgjente, veçanërisht në situata si këto ditë me përmbytje të vazhdueshme”, përfundoi Ibrahimi.

Të ngjashme

Të fundit