25.8 C
New York
Saturday, September 6, 2025

Buy now

Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për buxhetet komunale për vitin 2026

- Advertisement -

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës i është drejtuar me kërkesë Ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për shtyrjen e afatit ligjor për miratimin e buxheteve komunale për vitin 2026.

Sipas ligjit aktual, komunat duhet t’i miratojnë buxhetet në Kuvendet Komunale deri më 30 shtator 2025 dhe më pas t’i dërgojnë ato në Ministrinë e Financave.

Por sipas AKK-së duke qenë se nga 13 shtatori nis fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale, AKK vlerëson se ky proces është i vështirësuar.Për këtë, Asociacioni i Komunave kërkon që miratimi i buxheteve për vitin 2026 të shtyhet pas konstituimit të kuvendeve të reja komunale./teve1.info

Të ngjashme

Të fundit