11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Asociacioni është pjesa e fundit e nenit të fundit” – Çka thotë pika 10 që e permendi Kurti?

- Advertisement -

Pas takimit në Bruksel me kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Bashkimi Evropian ka publikuar zyrtarisht planin 11 pikësh të këtij dokumenti, i cili përmban 11 pika gjithsej.

Nga zhvillimet në Bruksel padiskutim që çëështja më e diskutuar ishte ajo për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, për të cilën presidenti Vuçiq deklaroi pas takimit se Kurti nuk kishte gatishmëri të diskutohet për Asociacionin.

Ndonëse në pikat 11 pikat nuk përmendet decidivisht çështja e asociacionit, neni i 10 i propozimit thotë se palët detyrohen që zbatojnë të gjitha marrëveshjet e kaluara që janë nënshkruar në Bruksel.

Por, nga 33 marrëveshjet që janë nënshkruar gjithsej, është ajo edhe për Asociacionin e nënshkruar me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në vitin 2013, marrëveshja nuk ka arritur të zbatohet asnjëherë.

“Palët do të krijojnë një Komitet të përbashkët, të kryesuar nga BE-ja, për monitorimin e zbatimit të kësaj Marrëveshjeje. Të dyja palët konfirmojnë detyrimin e tyre për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e kaluara të Dialogut, të cilat mbeten të vlefshme dhe detyruese”, – thuhet në pikën 10 të propozimit.

Ndërkaq, kryeministri Kurti në paraqitjen para gazetarëve pas takimit, ka përmendur edhe çështjen e Asociacionit.

Për Bashkësinë e Komunave me Shumicë Serbe pohoi se është pjesa e fundit e nenit të fundit të marrëveshjes.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit