-2.2 C
New York
Sunday, January 5, 2025

Buy now

Asociacioni “barrë” për Qeverinë e ardhshme

- Advertisement -

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të vazhdojë të jetë barrë edhe për vitin që vjen, kjo sepse Bashkimi Evropian e ka përfshirë në konkluzionet e tij si kusht për rrugën integruese të Kosovës. Bashkimi Evropian ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar draft-statutin Evropian për Asociacionit mbi të cilin duhet të themelojë këtë trup pa vonesa. Por, Qeveria e ka refuzuar draftin evropian duke dhënë sinjale se do ta shkruaj Kosova një draft në harmoni me ligjet dhe kushtetutën e Kosovës. Deputeti i partisë në pushtet Vetëvendosje, Driton Hyseni ka kritikuar BE-në për kushtëzimet që po i bën Kosovës me Asociacionin. Sipas tij, në bashkëpunim edhe me aleatet do të gjendet një pikë e përbashkët që Asociacioni të jetë në harmoni me kushtetutën.

‘’Është në detyrën e Qeverisë që për mënyrën e organizimit të niveleve të pushtetit të zhvilloj ato procedura që janë të nevojshme në vend dhe në këtë rast të shty përpara idetë për Asociacionin në bazë të ligjeve dhe kushtetutën e vendit. Ne kemi mundësi të që punojmë edhe me aleatët që të arrijmë në një pikë që na përbashkon duke ruajtur tërësinë territorial dhe integritetin e Kosovës”., tha Hyseni.

Ndërkohë, opozita ka vlerësuar se Qeveria e ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të propozuar nga evropianet. Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, draftin Evropian e quan të dëmshëm për vendin.

‘’Draftin e asociacionit që ka pranuar Qeveria është më i keqi…”, tha Kadriaj.

Ish-gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, Kadri Kryeziu, thotë se Kosova e ka pranuar obligimin ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit dhe, sic thotë, Qeveria aktuale dhe ajo që do të dal pas zgjedhjeve të përgjithshme e kanë obligim themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”.

‘’Cdo gjë është definitive, nuk ka negociata veç duhet implementim. Kjo shkon përmes kësaj Qeverie ose qeverisë se ardhshme. Ata kanë për detyrë me dekretu draft-statutin I cili më pas duhet të shkoj në Gjykatën Kushtetuese për të dhënë vlerësimin nëse është në harmoni me kushtetutën”, tha Kryeziu.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Arbnor Sadiku, tha se themelimi i asociacionit është si kusht edhe për heqjen e masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, Kosova e ka të pashmangshme themelimin e Asociacionit.

‘’ Edhe konkluzat e BE-së janë për Qeverinë e ardhshme që ta themeloi Asociacionin sepse kjo Qeveri i ka ditët e fundit. Qeveria e ardhshme do ta ketë detyrën e parë që ta dërgojë draftin në Gjykatën Kushtetuese që pastaj BE-ja të fillojë heqjen e masave ndaj Kosovës. Masat që i janë vënë Kosovën kanë të bëjnë me themelimin e Asociacionit dhe de-përshkallëzimin e situatës në veri”, u shpreh Sadiku.

Bashkimi Evropian ka konsideruar se draft-statuti që i është dorëzuar kryeministrit Kurti nga emisari Lajçak është obligim për Kosovës që të fillojë punën për themelimin e Asociacionit. Por, draftin evropian e ka refuzuar Qeveria duke e quajtur dokument jo zyrtar pa nënshkrim. /RTV21/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit