Asnjëri nga dy kandidatët nuk zgjedhen, Kuvendi rishpall konkursin për sekretar

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka shpallur konkurs të ri për sekretar, pasi që asnjëri prej kandidatëve nuk i ka marrë votat e mjaftueshme.

Në vendimin e marrë më 30 mars të këtij viti, janë dhënë detaje për këtë proces.

Dy kandidatët që kanë qenë të përzgjedhur me konkurs, asnjeri prej tyre nuk është emëruar në pozitën e Sekretarit të Kuvendit.

“Asnjëri nga kandidatët e propozuar, Arben Loshi dhe Tualant Bajrami nuk i morën votat e nevojshme për t’u zgjedhur në pozitën e Sekretarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.”, thuhet në vendimin e Kuvendit, të cilin e ka nënshkruar kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu./Indeksonline/

 

Të ngjashme

Të fundit