19.6 C
New York
Wednesday, October 22, 2025

Buy now

“Asnjëherë nuk i kam dalluar qytetarët” – Ferit Idrizi reagon pas deklaratave të LDK-së për marrëveshje me serbët e Prelluzhës

- Advertisement -

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar pas deklaratës së Lidhjes Demokratike të Kosovës– dega në Vushtrri, e cila akuzoi PDK-në se ka bashkëpunuar me “serbët e Prelluzhës”.

Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Idrizi i ka cilësuar këto deklarata si të pabazuara dhe diskriminuese, duke theksuar se ai është “kryetar për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie”.

Koalicionet e tyre janë vullnet i tyre. LDK e ka kontestuar vetë atë koalicion mes Xhafer Tahirit dhe Vetëvendosjes. Unë kam koalicion me qytetarët, është kaq e thjeshtë kjo punë,” – tha Idrizi.

Ai shtoi se puna e tij në Prelluzhë nuk ka të bëjë me politikë, por me përkushtim për zhvillim dhe investime infrastrukturore.

“Unë kam investuar në Prelluzhë, jam duke përgatitur rrugë për asfaltim. Nuk ka kuptim, është diskriminim i llojit të veçantë nëse thonë ata ashtu. Jam kryetar për të gjithë qytetarët,” – u shpreh ai.

Idrizi mohoi çdo formë bashkëpunimi me ndonjë subjekt politik për balotazhin e 9 nëntorit, duke theksuar se është plotësisht i qetë dhe i sigurt përballë zgjedhjeve.

“Me asnjë subjekt politik nuk kam koalicion. Por asnjëherë nuk i kam dalluar qytetarët në bazë të përkatësisë etnike. Jam i përkushtuar për qytetarët.

Të unë nuk ka çka me mshef. Jam shumë komod për këto zgjedhje. Absolutisht nuk trembna prej koalicioneve, sepse unë kam koalicion vetëm me qytetarët,” – deklaroi Idrizi.

LDK e Vushtrrisë ka akuzuar PDK’në se ka “bashkëpunuar me serbët e Prelluzhës”, ndërkohë që e kishte mbrojtur marrëveshjen e saj me Vetëvendosjen si një “koalicion për zhvillim e jo për pushtet”.

Të ngjashme

Të fundit