25.5 C
New York
Wednesday, July 16, 2025

Buy now

“Asnjë vërejte të hapur për Serbinë”, Kryeziu kritikon BE-në për masat ndëshkuese ndaj Kosovës

- Advertisement -

Drejtori i përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman, gjatë takimit të ministrave të Bashkimit Evropian ka folur edhe rreth situatës në veri të Kosovës dhe tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një prononcim, ai ka theksuar se Komisioni Evropian do të ndërmarrë një numër masash, pasi autoritetet e Kosovës nuk i janë përgjigjur kërkesave të BE-së për shtensionimin e situatës në veri.

Për këtë ka reaguar zëdhënësi i Qeverisë, Pëparim Kryeziu, i cili ka kritikuar masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovën lidhur me tensionet e fundit në veri të vendit.

Kryeziu i ka mbështetur kritikat duke thënë se është raporti i BE-së që flet pozitivisht për punën e ekzekutivit kosovar në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

“Është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian ndërmarr masa negative ndaj Kosovës, të cilën në raportin e tij të fundit për vendit e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë; si në luftën kundër krimin dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizën ligjore në përputhje me Acquis të BE-së.” – ka thënë zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për RTV Dukagjinin.

Gjithashtu, Kryeziu ka rikujtuar propozimin pesë pikësh të kryeministrit Albin Kurti për depërshkallëzimin e situatës, i cili sipas tij, do të ruante parimin e sundimit të ligjit dhe t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja.

“Situata u përshkallëzua atëherë kur grupe kriminale dhe formacione ilegale dhe paralele sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarë që raportonin nga terreni. Grupe këto me lidhje të drejtpërdrejta me Beogradin zyrtar dhe formacione ilegale, si e ashtuquajtura “Mbrojtje Civile”, të cilat me marrëveshje të Brukselit, nuk do të duhej të ekzistonin. E megjithatë asnjë vërejte të hapur e të prerë për Serbinë. Pavarësisht gjithçkaje ne e vlerësojmë mbështetjen dhe ndihmën e BE-së dhe me padurim e presim pyetësorin për anëtarësim.” ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit