Në seancën e djeshme konstituive të legjislaturës së nëntë, e cila është ndërprerë më pikën e parë të agjendës, kanë qenë prezent 119 deputetë.
Në këtë seancë ka munguar vetëm deputeti i LVV-së, Dimal Basha.
Ky i fundit nuk e ka dhënë asnjë sqarim për mungesën në seancën e djeshme ku partisë së tij i duheshin votat më se shumit.
Basha, i cili është mjaft aktiv në “Facebook”, gjatë ditës se djeshme nuk ka shkruar asnjë status për mungesën e tij.
Të vetmin veprim që ai e ka bërë dje ka qenë shpërndarja e statusit të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, ku e akuzon PDK-në, LDK-së dhe AAK-në se janë bërë bashkë për Listën Serbe.
